• e mërkurë, 12 mars 2025

Putini: Nuk e di nëse Perëndimi e ka marrë mesazhin

Putini: Nuk e di nëse Perëndimi e ka marrë mesazhin

Moskë, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në konferencën tradicionale për fundin e vitit u përgjigj edhe për doktrinën e modifikuar bërthamore.

 Ai muajin e kaluar miratoi kushte të reja sipas të cilave Rusia do ta përdorë arsenalin e saj bërthamor. Sipas doktrinës sulmi nga shtetet bërthamore, mbështetur nga forcat bërthamore do të trajtohet si sulm i përbashkët ndaj Rusisë. 

 Në pyetjen nëse Perëndimi e mori mesazhin nga doktrina e modifikuar bërthamore, Putini tha: "Nuk e di, pyetni ata". 

 "Nëse vendet paraqesin kërcënim për Rusinë, Rusia beson se ka të drejtë të përdorë armët bërthamore kundër tyre", theksoi Putini. 

 Ai në përgjigjen e pyetjes për raketën e re balistike ruse Oreshnik, që ishte përdorur kundër Ukrainës në nëntor, theksoi se teknologjia perëndimore "nuk ka shans" që ta takojë. 

"Ejani të bëjmë eksperiment ose duel. Zgjidheni një cak në Kiev, sillni mbrojtjet ajrore perëndimore atje dhe shikoni nëse mund ta kapin atë. Kjo do të jetë interesant për neve", theksoi Putini. qa/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR