• e hënë, 23 dhjetor 2024

Putin: Në Evropë e trembin popullin se do t'i sulmojmë, duan tu marrin paratë

Putin: Në Evropë e trembin popullin se do t'i sulmojmë, duan tu marrin paratë

Moskë, 28 mars 2024 (MIA) - Moska nuk kërkon konfrontim me vasalët amerikanë në Evropën Lindore, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin.

Disa funksionarë perëndimorë bënë përpjekje që të mbledhin mbështetje për ndihmë më të madhe për Ukrainën duke thënë se Moska nuk do të ndalet nëse Kievi mposhtet në fushëbetejë. Putini foli për këto akuza gjatë kohës së vizitës në bazën ajrore Torzhok në rajonin Tver. 

"Kjo është marrëzi", tha presidenti rus, duke folur për pabarazinë në shpenzimet për mbrojtje të Rusisë dhe buxhetet e ushtrisë së NATO-s.

"Pretendimet se pas Ukrainës do ta sulmojmë Evropën - kjo është marrëzi e plotë dhe frikësim i vetë popullatës vetëm që të marrin para nga ata", tha Putini. 

"Satelitët amerikanë" në Evropën Lindore nuk kanë arsye për frikë, shtoi Putini. Sipas tij, biseda për sulm potencial rus ndaj Polonisë, Çekisë ose vendeve balistike është vetëm propagandë e qeverive të cilat po instistojnë t'i trembin qytetarët e tyre "të nxjerrin shpenzime shtesë nga populli, që t'i detyrojnë ta mbajnë këtë barrë në supet e tyre".

"NATO po përhapet drejt kufijve rusë, ndërsa jo e kundërta", tha Putini, duke shtuar se Rusia vetëm "e mbron popullin e saj në territoret e saja historike".

"Ata erdhën deri në kufijtë tanë. A shkuam përtej oqeanit në kufijtë e SHBA-së? Jo, po na afrohen dhe shumë afër", tha ai. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR