Presidentja Osmani ndau Medaljen presidenciale ushtarake për Forcat e armatosura të Finlandës
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme në Pallatin presidencial në Helsinki, ka ndarë Medaljen presidenciale ushtarake për Forcat e armatosura të Finlandës.
- Post By Fami Bajrami
- 12:01, 24 prill, 2025

Prishtinë, 24 prill 2025 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme në Pallatin presidencial në Helsinki, ka ndarë Medaljen presidenciale ushtarake për Forcat e armatosura të Finlandës.
“Dje, në Pallatin presidencial në Helsinki, kisha nderin ta ndajë Medaljen presidenciale ushtarake për Forcat e armatosura të Finlandës në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe angazhimin tyre e palodhur në mbështetje të Kosovës, që nga viti 1999, si pjesë e misionit të KFOR-it. Paqeruajtësit janë heronjtë që bëjnë të mundur paqen, edhe kur është e vështirë. Faleminderit Finlandës dhe çdo ushtari finlandez për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit!