• e mërkurë, 12 mars 2025

Presidentja e Kosovës, Osmani priti sot në takim presidenten sllovene, Natasha Pirc Musar

Presidentja e Kosovës, Osmani priti sot në takim presidenten sllovene, Natasha Pirc Musar

Prishtinë, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një drekë pune, Presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.

Duke folur për marrëdhëniet bilaterale me Slloveninë,  Osmani ka potencuar se Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngushtë të Kosovës, mbështetja e vazhdueshme e së cilës ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Presidentja Osmani e njoftoi presidenten Musar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, përkushtimin e palëkundur të Kosovës për integrimin euroatlantik, si dhe për thellim të vazhdueshëm të raporteve me Slloveninë.

Me këtë rast,  Osmani ka shprehur po ashtu mirënjohjen e thellë në emër të qytetarëve të Kosovës për trupat sllovene që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, e të cilët presidentja sllovene i ka vizituar mbrëmë me rastin e festave të fundvitit. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR