Presidentja e Kosovës Osmani, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takoi deputetët Anet Vidman-Mauz dhe Jirgen Hardt nga radhët e CDU-së
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takoi deputetët Anet Vidman-Mauz dhe Jirgen Hardt nga radhët e CDU-së.
- Post By Besnik Shuki
- 13:15, 15 shkurt, 2025

Mynih, 15 shkurt 2024 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takoi deputetët Anet Vidman-Mauz dhe Jirgen Hardt nga radhët e CDU-së.
Presidentja Osmani me këtë rast në rrjetet sociaële ka shkruar se bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore, e CDU si parti ka kontribuar ndër vite në kultivimin e marrëdhënieve tona bilaterale.
"Sot, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takova deputetët Anet Vidman-Mauz Jirgen Hardt nga radhët e CDU-së. Diskutuam rëndësinë e koordinimit dhe komunikimit të rregullt për t’u përballur me sfidat e sigurisë, avancimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik", u shpreh Osmani. bsh/
Foto: Kabineti i presidentes Osmani