• e premte, 05 dhjetor 2025

Presidenti i Qipros kërkoi falje për përgjigjen joadekuate të shtetit për zjarret në Liamsol

Presidenti i Qipros kërkoi falje për përgjigjen joadekuate të shtetit për zjarret në Liamsol

Nikozi, 28 korrik 2025 (MIA) - Presidenti i Qipros, Nikos Hristodulidis zyrtarisht kërkoi falje në emër të shtetit për përgjigjen joadekuate të autoriteteve ndaj zjarreve katastrofike në rajonin e Limasolit, të cilat morën dy jetë, shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale dhe shkatërruan mbi 120 kilometra katrorë, kumtoi edicioni qipriot "Sajprus mejl".

"Në moment kritik, qeveria nuk regoai siç duhet", deklaroi Hristodulidis në fjalimin televiziv. Ai urhdëroi të gjitha institucionet kompetente të përgatisin raporte të hollësishme për aktivitetet e tyre deri në fund të javës, të cilat do të jenë publikisht të kapshme dhe do të shërbejnë si bazë për sjellje të masave konkrete për përmirësim.

Në takim me liderët lokal nga fshatrat e prekura, presidenti kumtoi 12 masa urgjente për mbështetje për të pësuarit, përfshirë ndihmë financiare për nevoja urgjente, vendosje të përkohshme, mbështetje psikologjike, subvencione për qira për familjet, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar, ndihmë të plotë financiare për ripërtëritje të shtëpive të pasiguruara, kompensim për rendimente të humbura të bujqve dhe blegtorëve për një vit, si dhe ndihmë të njëfishtë deri 10.000 euro për familjet me shtëpi tërësisht të shkatërruara.

Hristodulidis u shprehi ngushëllime familjeve të viktimave dhe u dha mirënjohje profesionistëve dhe vullnetarëve të cilët luftuan me zjarret. Ai theksoi se nevojitet përmirësim i koordinimit dhe efikasitetit të sistemit për përballje me katastrofat, edhe pse janë bërë përpjekje për modernizim, përfshirë rritje të kuadrit, pajisje të re dhe bartje të aeroplanëve drejt Gardës nacionale.

Sipas të dhënave zyrtare, zjarri kaploi 191 objekte në 13 vendbanime në Limasol, prej të cilave 93 shtëpi janë shkatërruar plotësisht. Hipoteza kryesorepër shkakun e zjarrit është djegia e qëllimshme e vegjetacionit të thatë në fshatin Malja, ndërsa të dyshuarit ende nuk janë gjetur. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR