• e mërkurë, 03 korrik 2024

Presidenti gjerman nuk do t'ia urojë Putinit fitoren në zgjedhje

Presidenti gjerman nuk do t'ia urojë Putinit fitoren në zgjedhje

Berlin, 18 mars 2024 (MIA) - Presidenti gjerman Frank - Valter Shtajmajer ka vendosur që të mos e urojë Vladimir Putinin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Rusi, deklaroi mbrëmë zëdhënësja e tij Serstin Gamelin për "Tageshpigel". 

"Sot mendoj për njerëzit në Rusi të cilët luftojnë për liri dhe demokraci dhe të cilët jetojnë në rrezik të vazhdueshëm nga regjimi i Putinit. Nuk do t'i harrojmë këta njerëz të guximshëm", shkroi dje Shtajmajer në rrjetin social Iks, ish Tuiter. 

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme më parë publikoi një reagim të saj në Iks: "Pseudo zgjedhjet në #Rusi nuk janë as të lira as korrekte, rezultati nuk e befason askënd. Sundimi i Putinit është autoritar, ai bazohet në censurë, represion dhe dhunë". 

Në zgjedhjet e kaluara presidenciale në Rusi në vitin 2018, Shtajmajeri ia uroi Putinit fitoren në zgjedhje. fc/

Fotografia: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR