• e mërkurë, 03 korrik 2024

Rusët gjatë natës në territorin rus shkatërruan 10 dronë ukrainas dhe dy anije pa ekuipazh

Rusët gjatë natës në territorin rus shkatërruan 10 dronë ukrainas dhe dy anije pa ekuipazh

Moskë, 3 korrik 2024 (MIA) - Sistemi rus për mbrojtje kundërajrore gjatë natës ka shkatërruar 10 dronë ukrainas mbi territoret e disa rajoneve dhe dy anije pa ekuipazh, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

 Në njoftim thuhet se gjatë natës, sistemet ruse të mbrojtjes ajrore parandaluan përpjekjet e forcave ukrainase për të kryer sulme me dronë dhe anije mbi territorin e rajoneve Belgorod, Bërjansk dhe Moskë, si dhe në drejtim të portit të Detit të Zi Novorosijsk.

 Specifikohet se pesë dronë u shkatërruan mbi territorin e rajonit të Belgorodit, katër mbi territorin e rajonit Bërjansk dhe një dron u shkatërrua mbi territorin e rajonit të Moskës, si dhe dy dronë detarë që u drejtuan në drejtim të portit  Novorosijsk. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR