• e enjte, 04 korrik 2024

Sholc shprehu shqetësim për situatën politike në Francë

Sholc shprehu shqetësim  për situatën politike në Francë

Berlin, 3 korrik 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot shqetësim për situatën politike në Francë, ku partia e ekstremit të djathtë "Tubimi Nacional" e Marin Le Pen fitoi numrin më të madh të votave në rrethin e parë të zgjedhjeve.

Siç theksojnë agjencitë botërore, kjo është hera e parë që Sholc, një socialdemokrat, të shprehë qëndrim të qartë për situatën politike në Francë.

Gjermania dhe Franca e përbëjnë shtyllën e Bashkimit Evropian dhe ndryshimet politike në të dy vendet mund të prishin ekuilibrin. Mbështetje për partinë e ekstremit të djathtë është vërejtur edhe në Gjermani, ku "Alternativa për Gjermaninë" për momentin është në vend të dytë në anketa.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve parlamentare në Francë do të mbahet më 7 korrik. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR