• e hënë, 23 dhjetor 2024

Putini: Samiti në Astana do të bëjë thirrje në nevojën për krijimin e një rendi botëror multipolar

Putini: Samiti në Astana do të bëjë thirrje  në nevojën për krijimin e një rendi botëror multipolar

 Astana, 4 korrik 2024 (MIA) - "Organizata për Bashkëpunim të Shangait (SCO) sot nga samiti në Astana do të thërrasë për krijimin e një rendi të drejtë botëror multipolar", tha presidenti rus Vladimir Putini duke e përdorur një frazë të drejtuar kundër hegjemonisë së SHBA-së, të cilën ai e dënon ashpër.

Në kryeqytetin e Kazakistanit dje u hap samiti dyditor i Organizatës për Bashkëpunim të Shangait,  forum i themeluar në vitin 2001 nga Kina dhe Rusia si roje e sigurisë në rajonin e Euroazisë.  

Së bashku me Rusinë dhe Kinën, këtë bllok tani e përbëjnë ish-republikat sovjetike në Azinë Qendrore, si dhe India dhe Irani. 

"Në deklaratën përfundimtare, vendet-anëtare do ta theksojnë përkushtimin e tyre për krijimin e një rendi botëror të drejtë, multipolar bazuar në rolin kyç të Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare dhe aspiratat e shteteve sovrane drejt një partneriteti reciprokisht të dobishëm", tha Putini në hapjen e seancës plenare.

 Për Putinin dhe presidentin kinez Si Xhinping, kjo botë "multipolare" është një alternativë ndaj hegjemonisë amerikane në botë, të cilën të dy liderët e dënojnë. Pas pushtimit rus të Ukrainës, Putini në masë të madhe i rriti përpjekjet e tij për t'i bashkuar vendet e Azisë, Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Amerikës Latine rreth kësaj ideje.

Deri më tani, SCO kishte nëntë anëtare, Kinën, Indinë, Iranin, Rusinë, Kazakistanin, Kirgistanin, Uzbekistanin, Pakistanin dhe Taxhikistanin, ndërsa nga sot Bjellorusia iu bashkua organizatës si anëtarja e dhjetë. 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR