• e enjte, 04 korrik 2024

Putini, Gutereshi dhe Si mbërritën në Kazakistan në samitin e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait

Putini, Gutereshi dhe Si mbërritën në Kazakistan në samitin e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait

Astana, 3 korrik 2024 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin mbërriti në Astana, kryeqyteti i Kazakistanit, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e 24-të të Këshillit të shefave të shteteve të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO).

Në margjinat e takimit rajonal pritet ai të bisedojë edhe me liderët tjerë.

Presidenti rus "me siguri" do të takohet me homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan, deklaroi para dy ditësh ministri rus i Punëve të Jashtme Hakan Fidan. Të dy liderët për herë të fundit u takuan në shtator të vitit 2023 në Soçi, Rusi.

Sipas agjencive botërore, pritet takim edhe me liderin kinez Si Xhinping.

Presidenti kinez tashmë mbërriti në Astana dhe u takua me homologun e tij të Kazakistanit në pallatin presidencial.

Në kryeqytetin e Kazakistanit mbërriti edhe sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh. Pritet që ai të marrë pjesë në mbledhjen e samitit, i cili do të marrë pjesë në takimin e formatit SCO+, transmeton agjencia gazetareske e Kazakistanit.

"Ne përballemi me sfida ekzistenciale - nga një krizë e thelluar klimatike dhe intensifikimi i konflikteve në një krizë globale të kostos së jetesës, pabarazi në rritje dhe ndërprerje të mëdha teknologjike." Tani është koha për t'u bashkuar dhe për të punuar së bashku mes ndarjeve në rritje, sfidat me të cilat përballemi kërkojnë institucione efektive ndërkombëtare", tha Guteresh.

Ai theksoi se kriza klimatike dhe mungesa e ujit janë dy probleme të cilat seriozisht mund të ndikojnë në Azinë Qendrore.

Anëtare të përhershme të SCO-së janë Kazakistani, India, Kirgistani, Pakistani, Rusia, Taxhikistani, Uzbekistani dhe nga viti i kaluar është Irani. Së bashku, ata përfaqësojnë gjysmën e popullsisë së botës. Bjellorusia do t'u bashkohet atyre këtë vit. Vendimi u shpall në samitin e SCO-së në vitin 2023.

Pas samitit në Astana, Kina do të bëhet kryesuese e radhës me SCO-në për periudhën 2024-2025. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR