• e enjte, 04 korrik 2024

Sholc përsëriti se Gjermania nuk do të bëhet pjesë e luftës në Ukrainë

Sholc përsëriti se Gjermania nuk do të bëhet pjesë e luftës në Ukrainë

Berlin, 3 korrik 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc edhe një herë është përpjekur t'i bind qytetarët gjermanë se vendi nuk do të bëhet pjesë e luftës në Ukrainë për shkak të mbështetjes së vazhdueshme për Kievin me betejën e tij kundër forcave ruse, raporton DPA.

"Po, unë jap garanci", tha ai në përgjigje të pyetjes në Bundestag, duke përsëritur komentet që kishte bërë më herët. Qëndroj pas kësaj si kancelar", shtoi ai.

Sholc ka hedhur poshtë idenë se mund të ketë armëpushim në Ukrainë me kushte ruse.

"Sipas mendimit tim, armëpushim që përfshin kapitulimin e Ukrainës është diçka që Gjermania nuk duhet ta mbështesë kurrë", theksoi ai. Kancelari theksoi se kjo nuk është çështje abstrakte, "siç mund ta shihni nga ky propozim i çuditshëm paqesor i Putinit".

"Ai tha se ishte i gatshëm të dakordohet për armëpushim nëse Ukraina do t'i jepte atij më shumë territor falas, të thuhet ashtu... Kjo tregon se Putini nuk ka ndërmend t'i japë fund luftës", thotë Sholc. rq/bsh/

Fotografia: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR