• e enjte, 04 korrik 2024

EVB: Kalas do të përballet me detyra të rënda për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

EVB: Kalas do të përballet me detyra të rënda për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Talin, 3 korrik 2024 (MIA) - Politikanja estoneze Kaja Kallas do të përballet me detyra të rënda në vazhdimin e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës kur në vjeshtë do ta zëvendësojë spanjollin Zhozep Borelin si përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, bëjnë të ditur bashkëbiseduesit nga "Juropian Uestern Ballkan" (EVB).

Pritet që Kallasi t'i udhëheqë bisedimet në Bruksel në temën Kosova në nivelin më të lartë politik, siç këtë e bëri Boreli, por besohet se do të emërohet edhe përfaqësuesi i ri i posaçëm të BE-së për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, sepse mandati i Mirosllav Lajçak skadon në janar të vitit 2025, shkruan EVB.

Në samitin e javës së kaluar liderët e BE-së janë marrë vesh që Kaja Kallas, kryeministre e Estonisë, të emërohet për shefe të diplomacisë së BE-së, përderisa Ursula fon der Lajen ishte propozuar për mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian, ndërsa Antonio Kosta si kryetar i Këshillit Evropian. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR