"Nju-Jork Tajms": Bajdeni shpreh brengosje për kandidaturën e tij
- "Nju-Jork Tajms" sot publikoi se presidenti amerikan Xhozef Bajden, pas pjesëmarrjes në debatin e javës së kaluar me kundërkandidatin e tij Donald Tramp, i ka thënë njërit prej aleatëve të tij se është i vetëdijshëm se ndoshta nuk do të mund ta shpëtojë kandidaturën e vet nëse nuk arrin ta bind opinionin në disa ditët e ardhshme se mundet ta ushtrojë funksionin e presidentit.
- Post By Besnik Shuki
- 18:40, 3 korrik, 2024
Nju-Jork, 3 korrik 2024 (MIA) - "Nju-Jork Tajms" sot publikoi se presidenti amerikan Xhozef Bajden, pas pjesëmarrjes në debatin e javës së kaluar me kundërkandidatin e tij Donald Tramp, i ka thënë njërit prej aleatëve të tij se është i vetëdijshëm se ndoshta nuk do të mund ta shpëtojë kandidaturën e vet nëse nuk arrin ta bind opinionin në disa ditët e ardhshme se mundet ta ushtrojë funksionin e presidentit.
Raporti i "Nju-Jork Tajms-it" e ka përshkruar aleatin e Bajdenit si "kyç", por nuk e emëroi personin.
Pas publikimit të raportit, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Endrju Bejts u prononcua në rrjetet sociale për ta mohuar saktësinë e pohimeve, duke thënë se "pohimi është apsolutisht jo i saktë". bsh/
Foto: EPA