• e hënë, 23 dhjetor 2024

Melania "nuk do të jetë në detyrë 24 orë në ditë" nëse Trampi e fiton Shtëpinë e Bardhë

Melania

 Nju-Jork, 3 korrik 2024 (MIA) - Nëse Donald Trampi fiton zgjedhjet presidenciale, Melania Tramp mund të mos jetë me kohë të plotë në detyrën e Zonjës së Parë, njoftoi Indipendent. 

Sipas burimit, ish-modelja sllovene arriti një marrëveshje me Trampin që nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë në nëntor, ajo "nuk do të jetë në detyrë si Zonja e Parë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë". 

 Ajo beson se mund të jetë "nënë dhe zonjë e parë në të njëjtën kohë".

 Në vend që të punojë me kohë të plotë si bashkëshortja e presidentit, Melania Trampi planifikon të ndajë kohën e saj mes Uashingtonit dhe Nju-Jorkut, ku djali i tyre Baron Tramp po fillon studimet në Universitetin e Nju-Jorkut. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR