Pothuajse një e katërta e konsumit të përgjithshëm të energjisë në BE vjen nga burimet e rinovueshme
- Pjesëmarrja e burimeve të rinovueshme të energjisë në konsumin e përgjithshëm të Bashkimit Evropian vitin e kaluar ishte 24,5 për qind, që është 1,4 për qind më shumë se në vitin 2022, njoftoi sot Eurostat.

Bruksel, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Pjesëmarrja e burimeve të rinovueshme të energjisë në konsumin e përgjithshëm të Bashkimit Evropian vitin e kaluar ishte 24,5 për qind, që është 1,4 për qind më shumë se në vitin 2022, njoftoi sot Eurostat.
Siç theksohet, kjo është për 18 për qind më pak nga pjesa e dëshiruar prej 42,5 për qind, që është synimi që Bashkimi Evropian dëshiron të arrijë deri në vitin 2030.
Në mënyrë që BE-ja të arrijë këtë qëllim, pjesa e burimeve të rinovueshme duhet të rritet me një normë vjetore prej 2,6 përqind në periudhën 2024-2030.
Pjesa më e madhe e burimeve të rinovueshme në konsumin e përgjithshëm është regjistruar në Suedi dhe është 66,4 për qind, më pas nga Finlanda me 50,8 për qind dhe Danimarka me 44,9 për qind.
Suedia mbështetej kryesisht në biokarburantet e ngurta, hidrocentralet dhe energjinë e erës, ngjashëm si Findlanda dhe Danimarka.
Në të kundërtën e kësaj, përqindja më e ulët e energjisë së rinovueshme u regjistrua në Luksemburg me 11,6 për qind, Belgjikë me 14,7 për qind dhe Maltë me 15,1 për qind, theksohet në ueb faqen e Eurostat. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s