• e premte, 22 nëntor 2024

Pa rrymë nesër një pjesë e Karposhit, Aerodromit dhe Kisella Vodës

Pa rrymë nesër një pjesë e Karposhit, Aerodromit dhe Kisella Vodës

Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) - Pa energji elektrike nesër nga ora 09:00 deri në orën 13:00 do të jenë një pjesë e konsumatorëve   të rrugës "Kozle" dhe një pjesë e objektit mbi marketin KAM drejt Qendrës. 

Në të njëjtën periudhë kohore pa rrymë do të jenë edhe konsumatorët e rrugëve "Gjorgji Andreeviq" dhe "Lisiçe e Epërme" në Komunën e Aerodromit. 

 Nga ora 9:30 deri në orën 13:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e rrugëve "Jabllanicë" nr.101A në Komunën e Kisella Vodës.

 Siç njofton QRMK -Shkup, ndërprerjet janë për shkak të intervenimeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në qytetin e Shkupit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR