• e shtunë, 06 korrik 2024

Përmes VK Mexhitlia, qarkullimi për veturat po zbatohet në mënyrë të rregullt, bujqit grekë bllokojnë vetëm kamionat

Përmes VK Mexhitlia, qarkullimi për veturat po zbatohet në mënyrë të rregullt, bujqit grekë bllokojnë vetëm kamionat

Аthinë, 9 shkurt 2024 (MIA) - Qarkullimi i veturave prej dhe drejt Maqedonisë së Veriut përmes pikës kufitare Niki (Mexhitlia) nga ana greke po zhvillohet rregullisht, ndërsa bujqit në kuadër të bllokadës së tyre katërorëshe, kanë mbyllur kufirin vetëm për mjetet transportuese, të cilët në pjesën më të madhe kryesisht janë kamionë që transportojnë linjit, raportoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.

Sipas informacioneve të MIA-s, bujqit nga Greqia veriperëndimore kanë paralajmëruar bllokadën për periudhë nga ora 12:00 deri në orën 16:00 sipas kohës  lokale, përkatësisht nga ora 11:00 deri në orën 15:00 me kohën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa shkurt pas fillimit të bllokadës, veturat po kalonin pa problem edhe pse trafiku ishte me intensitet të reduktuar në krahasim me ditët e mëparshme.

Televizioni shtetëror grek ERT publikoi se bujqit, të cilët janë mbledhur në pikën kufitare, paralelisht do të informojnë shoferët dhe udhtarët për kërkesat e tyre.

Bujqit në Greqi, në takimin të mërkurën vendosën të fillojnë me bllokada simbolike të rrugëve, autostradave dhe pikave kufitare, ndërsa paralelisht kërkojnë takim me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis, i cili do të mbahet të martën.

Përveq bllokadës në pikën kufitare Niki (Mexhitlija) drejt Maqedonisë së Veriut deri tani nuk janë paralajmëruar bllokada në pikat kufitare tjera drejt vendeve fqinje të Greqisë. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR