• e martë, 26 nëntor 2024

Osmani e priti gjeneralin Kllark: Vendosmëria dhe lidershipi juaj kontribuan për lirinë e Kosovës

Osmani e priti gjeneralin Kllark: Vendosmëria dhe lidershipi juaj kontribuan për lirinë e Kosovës

Prishtinë, 14 nëntor 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot e priti gjeneralin e pensionuar amerikan, Ueslli K. Kllark,  ish-komandant suprem i NATO-s për Evropë, i cili udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Siç kumtoi shërbimi për informin i Presidencës,  Osmani theksoi progresin e Kosovës ndër vite, duke vënë në dukje punën e vazhdueshme për ta forcuar pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare, sikurse edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

"Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës, duke siguruar një të ardhme ku dinjiteti mbizotëron mbi frikën dhe shtypjen", tha Osmani.

Në takimin me gjeneralin Kllark, ajo e theksoi përparimin e Kosovës gjatë viteve, duke e cekur "punën e vazhdueshme për prëforcim të pozitës së Kosovës në skenën ndërkombëtare, si dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

"Sipas Presidentes Osmani e ardhmja e Kosovës është e qartë në synimin për integrimin euroatlantik dhe partneritet të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara", thuhet në kumtesë.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR