• e mërkurë, 16 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Vritet një polic në Kosovë, iu nënshtrua plagëve pasi u qëllua mbrëmë në Kaçanik

Vritet një polic në Kosovë, iu nënshtrua plagëve pasi u qëllua mbrëmë në Kaçanik

Prishtinë, 2 prill 2025 (MIA) - Një polic i Kosovës iu nënshtrua plagëve, pasi u qëllua me armë zjarri para shtëpisë së tij në Kaçanik, shkruan gazeta "Koha ditore", duke cituar informacione nga policia e Kosovës.

Polici u qëllua mbrëmë në orën 23:00 në hyrje të ndërtesës ku banonte.

Sipas informacioneve nga policia, polici ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në një institucion mjekësor në qytet, ku edhe ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e komunës së Ferizajt, Kanun Veseli, për "Kohën Ditore" deklaroi se një ekip hetues ndodhet në vendin e ngjarjes dhe se rrethanat rreth ngjarjes janë ende të paqarta. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR