KE-ja propozon shpallje të shtatë shteteve si vende të sigurta të origjininës për kthimin e azilantëve
- Komisioni Evropian sot ka propozuar listë të zezë të vendeve të sigurta të origjinës në nivel të BE-së, që do të mundësojë përshpejtim të implementimit të aspekteve të caktuara të Paktit për migracion dhe azil dhe do t'u ndihmojë anëtarëve të Unionit që t'i përpunojnë më shpejt dhe në mënyrë më efikase kërkesat për azil, njoftoi sot zëdhënësi i KE-së për punë të brendshme, demokraci, drejtësië dhe sundim të ligjit, Markus Lamert.
- Post By Melahat Baftija
- 15:40, 16 prill, 2025

Bruksel, 16 prill 2025 (MIA) - Komisioni Evropian sot ka propozuar listë të zezë të vendeve të sigurta të origjinës në nivel të BE-së, që do të mundësojë përshpejtim të implementimit të aspekteve të caktuara të Paktit për migracion dhe azil dhe do t'u ndihmojë anëtarëve të Unionit që t'i përpunojnë më shpejt dhe në mënyrë më efikase kërkesat për azil, njoftoi sot zëdhënësi i KE-së për punë të brendshme, demokraci, drejtësië dhe sundim të ligjit, Markus Lamert.
"Komisioni propozon që të përpunohet lista e parë në niveë të BE-së që i përfshinë Kosovën, Bangladeshin, Kolumbinë, Egjiptin, Indinë, Marokon dhe Tunizinë. Lista është dinamike, që do të thotë se mund të zgjerohet ose rishqyrtohet me kalimin e kohës. Vendet mund të hiqen nga lista, nëse më nuk i plotësoujnë kriteret që të cilësohen si vend i sigurt i orogjinës", tha Lamert.
Ai tha se Komisioni Evropian konsideron se vendet-kandidate për anëtarësim në BE, në parim i plotësojnë kriteret që të kualifikohen si vende të sigurta të origjinës, sepse si pjesë e rrugës së tyre evropiane ata punojnë në arritjen e stabilitetit të institucioneve të cilët garantojnë demokraci, sundim të drejtësisë dhe respektim dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave.
"Një vend kandidat do të përjashtohej vetëm në rrethana të caktuara specifike, të tilla si dhuna pa dallim në situata konflikti, sanksionet e miratuara nga Këshilli kundër atij vendi ose nëse shkalla e kërkesave të pranuara për azil në BE bëhet më e lartë se 20 për qind", theksoi Lamert.
Zëdhënësi i Komisionit tha gjithashtu se krijimi i një liste të përbashkët të BE-së për vendet e sigurta të origjinës do të mundësojë përpunimin më të shpejtë të kërkesave për azil nga qytetarët e këtyre vendeve me një kohëzgjatje maksimale deri në tre muaj ose përmes një procedure të përshpejtuar. mb/
Foto: MIA