Në Rripin e Gazës për një ditë jetën e kanë humbur të paktën 60 njerëz, ndërsa 284 janë lënduar
- Në sulmet izraelite, gjatë 24 orëve të fundit, në Rripin e Gazës jetën e kanë humbur të paktën 60 njerëz, njoftuan autoritetet palestineze.
- Post By Besnik Shuki
- 16:56, 31 maj, 2025
Gazë, 31 maj 2025 (MIA) - Në sulmet izraelite, gjatë 24 orëve të fundit, në Rripin e Gazës jetën e kanë humbur të paktën 60 njerëz, njoftuan autoritetet palestineze.
Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze njoftoi se në sumet ajrore izraelite janë lënduar 284 persona.
Në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se në bilancin e sotëm të viktimave nuk janë regjistruar personat që janë vrarë ose lënduar në pjesën veriore të Rripit të Gazës, pasi qasja është e kufizuar për shkak të luftës.
Sipas burimeve palestineze, nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës jetën e kanë humbur mbi 54.300 njerëz, ndërsa më shumë se 124.000 janë lënduar. bsh/
Foto: DPA