• e premte, 05 dhjetor 2025

Hamasi sot do t'i përgjigjet propozimit të Uitkofit për armëpushim në Gazë

Hamasi sot do t'i përgjigjet propozimit të Uitkofit për armëpushim në Gazë

Gazë, 31 maj 2025 (MIA) - Një zyrtar i lartë i grupit palestinez Hamas sot deklaroi se grupi gjatë ditës do të paraqesë një përgjigje të propozimit për marrëveshjen për armëpushim dhe lirim pengjesh nga i dërguari special amerikan, Stiv Uitkof. 

Sipas draft-versionit të propozimit të fundit të Uitkofit, të konfirmuar për "Tajms of Izrale" nga dy burime të njohura me negociatat, Hamasi do të lirojë 10 pengje izraelite dhe do të kthejë trupat e 18 pengjeve që vdiqën gjatë armëpushimit 60-ditor.

Në këmbim, Izraeli do të lirojë 125 të dënuar palestinezë për terrorizëm që vuajnë dënime të përjetshme, 1.111 banorë të Gazës të burgosur që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023 dhe 180 trupa palestinezë që mbahen aktualisht në Izrael.

Propozimi amerikan parashikon që të dyja palët në konflikt të bien dakord mbi parametrat e një tërheqjeje të pjesshme të forcave mbrojtëse izraelite nga Gaza gjatë armëpushimit të përkohshëm.

Si pjesë e propozimit të SHBA-së, Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë humanitare për palestinezët, në vend të një mekanizmi të ri të mbështetur nga Izraeli që hyri në veprim këtë javë, deklaroi një zyrtar izraelit.

OKB-ja ka refuzuar të bashkëpunojë me mekanizmin e ri, duke thënë se është i pamjaftueshëm për të përmbushur nevojat e popullsisë civile në Gazë dhe i lejon Izraelit të shndërrojë furnizimet ushqimore në armë.

Izraeli e pranoi planin e Uitkofit, ndërsa Hamasi më parë tha se ai nuk i plotëson kërkesat themelore, përfshirë ndërprerjen e luftës.

Burime të njohura me negociatat për "Tajms of Izrael" deklaruan se Hamasi është “i zhgënjyer me propozimin” sepse, sipas grupit, ai ende i jep Izraelit mundësinë të vazhdojë luftimet pas përfundimit të armëpushimit të përkohshëm, siç u premtua nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR