Tërmet i fuqishëm u regjistrua në afërsi të ishullit japonez, Hokaido
- Tërmet me intensitet prej 6,1 ballë sipas shkallës së Rihterit sot u regjistrua në afërsi të ishullit verior japonez, Hokaido.
- Post By Besnik Shuki
- 15:48, 31 maj, 2025
Tokio, 31 maj 2025 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 6,1 ballë sipas shkallës së Rihterit sot u regjistrua në afërsi të ishullit verior japonez, Hokaido.
Tërmeti ka qenë në thellësi prej 20 kilometrave, me epiqendër në afërsi të bregut lindor të Hokaidos.
Pas tërmetit nuk u lëshua paralajmërim për cunami.
Nuk ka informata për viktima eventuale dhe dëm të shkaktuar material. bsh/
Foto: MIA arkiv