Ukrainë: Urdhërohet evakuim i detyruar i 11 fshatrave tejkufitare në rajonin Sumi
- Autoritetet ukrainase kanë dhënë urdhër për evakuim të detyrueshëm të banorëve edhe nga 11 fshatra kufitare në Rajonin Sumi, njoftoi Ukrinform.
- Post By Besnik Shuki
- 12:36, 31 maj, 2025
Kiev, 31 maj 2025 (MIA) - Autoritetet ukrainase kanë dhënë urdhër për evakuim të detyrueshëm të banorëve edhe nga 11 fshatra kufitare në Rajonin Sumi, njoftoi Ukrinform.
"Nënshkrova urdhër për evakuim të detyrueshëm të banorëve prej edhe 11 vendbanimeve në Rajonin e Sumit", ka shkruar në Fejsbuk shefi i administratës ushtarake rajonale, Oleg Grigorov.
Ai sqaroi se vendimi është marrë "për shkak të rrezikut të vazhdueshëm për jetët e civilëve nga granatimi i pandërprerë i vendbanimeve kufitare".
Me këtë urdhër, tani është në fuqi evakuimi i popullatës nga gjithsej 213 vendbanime në Rajonin Sumi, informon Ukrinform.
Më herët këtë javë, më shumë se 500 banorë lokalë janë evakuar nga rajoni verilindor ukrainas që kufizohet me Rusinë. bsh/
Foto: MIA arkiv