• e premte, 05 dhjetor 2025

Mediat palestineze: Në Kan Junis janë plaçkitur mbi 100 kamionë me ndihmë humanitare

Mediat palestineze: Në Kan Junis janë plaçkitur mbi 100 kamionë me ndihmë humanitare

Gazë, 31 maj 2025 (MIA) - Më shumë se 100 kamionë nga Programi botëror i ushqimit i OKB-së, të ngarkuar me miell, u plaçkitën në zonën Kan Junis në jug të Rripit të Gazës, publikuan sot mediat palestineze. 

Uebsajti izraelit "Ynet" publikoi se një grup njerëzish sulmuan rreth 110 kamionë të ngarkuar me miell, shpërndarja e të cilëve duhej të fillonte nesër.

Siç publikoi "Tajms of Izrael", në një video të siguruar nga mediat, dëgjohen të shtëna me armë zjarri, por nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar.

Zëdhënësi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) dje deklaroi "Gaza është vendi më i uritur në botë", ku "100 për qind e popullsisë është e ekspozuar në rrezik nga uria".

Izraeli javën e kaluar filloi të lejojë një sasi të kufizuar të ndihmës humanitare në Gazë, pasi bllokoi hyrjen e ushqimit, ilaçeve, karburantit ose mallrave të tjera që nga 2 marsi.

Izraeli e akuzoi Hamasin për vjedhjen e ndihmës dhe tha se nevojiten "kontrolle të rrepta" për të penguar ndihmë e këtij grupi militant. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR