"Njujork tajms": SHBA-ja planifikon të mbyllë rreth 30 ambasada dhe konsullata në mbarë botën
- SHBA-ja në mënyrë tpë konsiderueshme po e kufizon aktivitetin e vet diplomatik jashtë vendit. Krahas ndihmës së pakësuar humanitare, ekonomike dhe ushtarake, si dhe shkurtimet për sektorin civil, Departamenti i Shtetit planifikon konsolidim edhe të përfaqësive diploamtike me prani të pakësuar në të gjitha kontinentet, posaçërisht në Evropë, merr vesh "Njujork tajms".
- Post By Arta Bunjaku
- 19:59, 16 prill, 2025

Uashington, 16 prill 2025 (MIA) - SHBA-ja në mënyrë tpë konsiderueshme po e kufizon aktivitetin e vet diplomatik jashtë vendit. Krahas ndihmës së pakësuar humanitare, ekonomike dhe ushtarake, si dhe shkurtimet për sektorin civil, Departamenti i Shtetit planifikon konsolidim edhe të përfaqësive diploamtike me prani të pakësuar në të gjitha kontinentet, posaçërisht në Evropë, merr vesh "Njujork tajms".
Administrata e Donald Trampit po shqyrton plane për mbylkjen e dhjetë ambasadave dhe 17 konsullateve, si dhe shkurtim të personelit në misione të tjera jashtë vendit, merret vesh nga shënimi intern i Departamentit amerikan të Shtetit, të marrë nga gazeta. Shprehen druajtje se kjo mund t'i lërë Kinës hapësirë vitale diplomatike, madje edhe në rajone so Evropa, ku SHBA-ja ka prani të rëndësishme. Tërheqja e këtillë, sipas gazetës, mund ta rrezikojë sigurinë kombëtare amerikane, posaçërisht aktivitetet zbuluese.
Më së shumti mbyllje të ambasadave dhe konsullatave janë paraparë në Evropë, përfshirë lokacione të njohura për turistët amerikanë si Bordo, Fierencë dhe Edinburg. Mund të mbyllen pesë konsullata në Francë, dy në Gjermani, dy në BeH, dhe nga një në Greqi, Itlai, Portugali dhe Britani të Madhe. Ambasadat në Luksemburg dhe Maltë gjithashtu është planifikaur të mbyllen, ndërsa funksionet e tyre do të zhvendosen në vendet fqinje.
Është paraparë edhe bashkimi i mbështetjes konsullare në vende me disa konsullata si Kanada dhe Japoni. Në Afrikë do të mbyllen ambasada në gjashtë shtete dhe konsullata në Afrikën Jugore, prëfshirë edhe Lesoton - vend të cilit Trampi i vendosi 50 prë qind dogana për diamante dhe veshmbathje. Krahas kësaj, parashihet tërheqja e mbështetjes diplomatike në Irak dhe vënia e çel[sit konsullatave në kamerun, Indonezi dhe Kore të Jugut.
Sipas të dhënave të Institutit Loui nga Sidnei, nëse këto plane realizohen, SHBA-ja do të ketë më pak misione diplomatike në Evropë se Kina, ndërkaq akoma më shumë do të ngecin prapa në Afrikë dhe Azinë Lindore, ku Pekini tashmë ka më shumë përfaqësi.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu planifikon pothuajse ta përgjysmojë buxhetin e Departamentit të Shtetit me heqjen e kontributeve në bixhetet e KB-së, NATO-s dhe organizata të tjera ndërkombëtare, upje radikale e programeve të USAID-it dhe mbyllje të programeve arsimore dhe kulturore të Departamentit të Shtetit, Ish-diplomati amerikan, Bret Bruen e përshkroi këtë kurs si "shkatërrim të veglave tona për ndikim ndërkombëtar", thekson "Njujork tajms". ab/