• e enjte, 05 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Sviridenko: Ukraina dhe SHBA arritën "progres të rëndësishëm" në bisedat për marrëveshjen për meneralet e rralla

Sviridenko: Ukraina dhe SHBA arritën

Kiev, 16 prill 2025 (MIA) - Ukraina dhe SHBA-ja kanë bërë "progres të rëndësishëm" në negociatat për marrëveshjen për mineralet e rralla dhe do të nënshkruajnë një memorandum përkatës në të ardhmen e afërt, tha zëvendëskryeministrja e parë dhe ministre e Ekonomisë e Ukrainës, Julia Sviridenko.

Presidenti amerikan Donald Tramp dëshiron ta lidhë marrëveshjen dypalëshe për mineralet e rralla si pjesë e përpjekjeve të tij ta ndalë konfliktin në Ukrainë. Trampi e sheh një marrëveshje të tillë si mjete për kthimin e miliarda dollarëve që SHBA i shpenzoi për ndihmë ushtarake për Ukrainën. Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski tha se Kievi nuk do ta njohë ndihmën e mëparshme amerikane si hua.

"Ekipet tona teknike punuan së bashku shumë tërësisht mbi marrëveshjen dhe ne bëmë përparim të rëndësishëm. Avokatët tanë identifikuan thekset e duhura në projekt-marrëveshjen dhe falënderoj negociatorët nga të dy ekipet", tha Sviridenko.

Ajo shtoi se puna e marrëveshjes do të vazhdojë dhe se të dyja palët janë dakorduar në të ardhmen e afërt të lidhin memorandum mirëkuptimi si hapin e parë për konsolidim të këtij progresi.

Muajin e kaluar, administrata e Trampit propozoi një marrëveshje të re, më të gjerë për mineralet e rralla të tokës, e cila nuk i jep Kievit garanci të ardhshme sigurie, por kërkon që të vendosë të gjitha të ardhurat nga shfrytëzimi i burimeve natyrore nga kompanitë shtetërore dhe private në të gjithë Ukrainën nën kontrollin e një fondi të përbashkët investimi.

"Marrëveshja e ardhshme do të kërkojë ratifikim nga Parlamenti evropian dhe pritet të ndihmojë në rritjen ekonomike të të dyja vendeve", tha Sviridenko, pa dhënë detaje shtesë.

"Marrëveshja do të krijojë mundësi për investime dhe zhvillim në Ukrainë dhe kushte për rritje të prekshme ekonomike si për Ukrainën ashtu edhe për SHBA-në", shtoi Sviridenko. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR