Forcat e armatosura iraniane e hodhën poshtë ultimatumin e ri të Trampit
- – Forcat e armatosura iraniane e hodhën poshtë ultimatumin e ri të presidentit amerikan Donald Tramp.
- Post By Fitore Curri
- 10:13, 5 prill, 2026
Teheran, 5 prill 2026 (MIA) – Forcat e armatosura iraniane e hodhën poshtë ultimatumin e ri të presidentit amerikan Donald Tramp.
Trampi bëri thirrje për zhbllokim të Ngushticës së Hormuzit në afat prej 48 orëve ose i gjithë ferri do të bie mbi Iran. Por, forcat e armatosura iraniane thanë se kërcënimet e tilla janë budallallëqe.
"Presidenti amerikan agresiv dhe luftarak, pasi pësoi humbje të njëpasnjëshme, ka filluar të kërcënojë infrastrukturën dhe mjetet e Iranit në mënyrë të pafuqishme, të paqëndrueshme, nervoze dhe të pamend", deklaroi gjenerali Ali Abdollahi, shef i Komandës së Forcave të Armatosura të Iranit, i cituar nga televizioni shtetëror iranian. fc/
Foto: Arkivi