• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mbrojtja civile e Rripit të Gazës: Të paktën 15 persona e humbën jetën në dy sulme izraelite

Mbrojtja civile e Rripit të Gazës: Të paktën 15 persona e humbën jetën në dy sulme izraelite

Gazë, 2 prill 2025 (MIA) - Së paku 15 persona, mes tyre edhe fëmijë, janë vrarë në dy sulme izraelite në Rripin e Gazës, kumtoi sot në mëngjes Mbrojtja Civile në atë territor palestinez.

Sulmet ishin në dy shtëpi që strehonin palestinezë të zhvendosur.

Zëdhënësi i mbrojtjes civile deklaroi se në sulmin e shtëpisë në Kan Junis, në jug të Rripit të Gazës, kanë vdekur 13 persona, ndërsa në mesin e tyre ka edhe fëmijë.

Sulmi i dytë ishte në një shtëpi në Nusejrat, në Rripin qendror të Gazës, ku u vranë dy persona. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR