• e enjte, 24 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Izraeli e zgjeron operacionin ushtarak në Gazë

Izraeli e zgjeron operacionin ushtarak në Gazë

Tel Aviv, 2 prill 2025 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac sot kumtoi se forcat izraelite e zgjerojnë operacionin ushtarak në Rripin e Gazës.

Kac theksoi se Izraeli do të vendos kontroll në pjesën më të madhe të territorit, duke shtuar se planifikon evakuim të popullatës nga rajonet ku po zhvillohen luftimet. Ai u bëri thirrje banorëve të Gazës "që ta eliminojnë Hamasin dhe t'i kthejnë pengjët izraelitë", duke theksuar se kjo është mënyra e vetme e ndërprerjes së luftës.

Forcat izraelite kanë formuar zonë të sigurisë në Gazë, por Kac nuk saktësoi sa territor në mënyrë shtesë do të vendoset nën kontrollin izraelit. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR