• e diel, 18 maj 2025

Në Shqipëri 26 prilli është shpallur Ditë Zie Kombëtare

Në Shqipëri 26 prilli është shpallur Ditë Zie Kombëtare

Tiranë, 24 prill 2025 (MIA) – Qeveria e Shqipërisë në mbledhjen e sotme, ditën e varrimit të papa Françeskut, 26 prilli e shpalli Ditë Zie Kombëtare. 

“Në shenjë respekti ndaj papa Françeskut, e shtuna, 26 prill, është shpallur Ditë Zie në Shqipëri. Flamujt shtetërorë do të jenë në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike. Të gjitha radiove dhe stacioneve televizive, publike dhe private, ju bëhet thirrje që të emetojnë program në përputhje me dispozitat për ditë të tilla”, theksohet në vendimin qeveritar. 

Pas vdekjes së papës, kreu shtetëror shqiptar shprehu keqardhje të thellë duke e quajtur “mik të madh dhe të paharrueshëm të Shqipërisë”. 

Papa Françesku në Shqipëri qëndroi për vizitë njëditëshe më 11 shtator 2014 kur mbajti meshë solemne në sheshin “Nëna Terezë” në Tiranë, në të cilën morën pjesë mbi 500.000 njerëz. 

Krahas takimeve me personalitete të larta shtetërore, papës i ishte dhënë mirënjohje qytetar nderi i Tiranës, me çka, kryetari i atëhershëm Lulzim Basha, ia ndau çelësin e qytetit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR