Një vetëvrasës me bombë në Mogadishu ka vrarë të paktën 13 persona gjatë rekrutimit
- Të paktën 13 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës në kryeqytetin somalez Mogadishu, njoftoi policia.
- Post By Melahat Baftija
- 16:39, 18 maj, 2025

Mogadishu, 18 maj 2025 (MIA) - Të paktën 13 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës në kryeqytetin somalez Mogadishu, njoftoi policia.
Në komunikatë theksohet se bombarduesi hyri në këmbë në një kamp ushtarak dhe hodhi veten në erë midis rreth 200 të rinjve që do të rekrutoheshin në ushtrinë somaleze.
Sipas të dhënave të policisë, të paktën 30 persona janë plagosur. mb/
Foto: MIA