• e shtunë, 14 qershor 2025

Zelenski: Rajoni i Krimesë, si edhe tërë Ukraina, duhet të lirohet

Zelenski: Rajoni i Krimesë, si edhe tërë Ukraina, duhet të lirohet

Kiev, 18 maj 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot deklaroi se rajoni i Krimesë, si edhe e tërë Ukraina, duhet të lirohet, duke cekur se të gjitha perandoritë gjatë historisë janë rrëzuar.

Me rastine  Ditës së luftës për të drejtat e tatarëve të Krimesë, që sot festohet në Ukrainë, Zelenski në kumtimin në Fejsbuk përkujtoi se autoritetet sovjetike e filluan deportimin e tatrëve nga rajoni i Krimesë para 81 viteve, kumtoi Ukrinform.

"Sot është dita që na përkujton përse të gjitha perandoritë brutale meritojnë të bien", theksoi Zelenski, duke cekur se para 81 viteve i tërë një popull ishte dëbuar nga vendlindja e vet "dhe ishte hedhur në rrugë, që u bë vendim vdekjeprurës për mijëra e mijëra njerëz, për shumë familje".

Ai përkujtoi se së paku një e treta e tatarëve të Krimesë vdiqën për shkak të sëmundjeve, urisë, lodhjes dhe keqtrajtimit.

Sipas Zelenskit, ajo tragjedi u mundësua nga "sistemi totalitar kriminal dhe pandëshkueshmëria e liderëve në Moskë".

Zelenski tha se një tragjedi e tillë tashmë asnjëherë nuk duhet të ndodhë, por se në vitin 2014 ka pasur edhe një okupim rus të Krimesë dhe për këtë shkak, mijëra familje tani sërish janë të ndara.

"Duhet sërish të luftojmë për lirinë dhe për shtëpinë tonë", theksoi Zelenski në Fejsbuk. ab/

foto:ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR