Mbi 80 të vrarë në Gazë, përderisa Izraeli i përforcon sulmet
- Në sulmet më të reja ajrore izraelite në Rripin e Gazës, të kryera gjatë natës dhe sot në mëngjes, thuhet se janë varë 81 persona, ndërsa shumë më tepër janë lënduar, lajmëroi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:22, 18 maj, 2025

Tel-Aviv, 18 maj 2025 (MIA) - Në sulmet më të reja ajrore izraelite në Rripin e Gazës, të kryera gjatë natës dhe sot në mëngjes, thuhet se janë varë 81 persona, ndërsa shumë më tepër janë lënduar, lajmëroi DPA.
Agjencia palestineze e lajmeve WAFA kumtoi se shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë.
Duke iu referuar personave mjekësorë, WAFA kumtoi se në njlrin prej sulmeve, në rajonin Al-Mavasi, në Gazën jugore, u vranë mbi 20 persona, ndërsa rreth 100 janë lënduar. Në sulm thuhet se është godituir tenda në të cilën ishin të vendosur njerëz.
Ky raport nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur, thekson DPA.
ushtria izraelite si përgjigje ndaj akuzave deklaroi se po e heton incidentin.
WAFA lajmëroi për disa sulme vdekjeprurëse nëpër rajone të ndryshme të enklavës bregdetare.
DPA përkujton se ushtria izraelite (IDF) para dy ditësh kumtoi se e intensifikon presionin ndaj grupit palestinez Hamas, i cili ende po mban dhjetëra pengje, me fillimin e "sulmeve të mëdha".
Autoritetet izraelite kumtuan se planet përfshijnë robërimin dhe mbajtjen e territorit, së bashku me zhvendosjen e qindra mijë civilëve nga veriut drejt jugut të Rripit.
Vëzhguesit druajnë se ofenziva e re - e quajtur "Karrocat e Gideonit" nga ana e ushtrisë - do të çojë drejt më shumë rasteve të vdekjes në rripin bregdetar, ku njerëzit jetojnë në kushte katastrofike.
Ushtria izraelite prej fillimit të marsit nuk lejon ndihma për Gazën të arrijë në enklavë, duke e akuzuar Hamasin se po ia stërshet rrezervat për ndihmë popullatës së varfër, përkujton agjencia gjermane. ab/
foto: МIА arkivi