Izraeli shpalli fillim të operacioneve të reja "të përmasave të mëdha" tokësore në Gaza
- Ushtria izraelite ka njoftuar se ka nisur një ofensivë të re "të përmasave të mëdha" tokësore në të gjithë Rripin e Gazës, si pjesë e fushatës së saj të intensifikuar kundër Hamasit.
- Post By Melahat Baftija
- 18:02, 18 maj, 2025

Tel Aviv, 18 maj 2025 (MIA) - Ushtria izraelite ka njoftuar se ka nisur një ofensivë të re "të përmasave të mëdha" tokësore në të gjithë Rripin e Gazës, si pjesë e fushatës së saj të intensifikuar kundër Hamasit.
Trupat tokësore izraelite tani veprojnë edhe në pjesën veriore ashtu edhe në ato jugore të enklavës bregdetare palestineze, bënë të ditur Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF).
Ushtria njoftoi se gjatë javës së kaluar kishte kryer një "fazë paraprake" të sulmeve ajrore në mbështetje të forcave tokësore, duke synuar më shumë se 670 pozicione të Hamasit, duke përfshirë depo armësh, raketahedhëse dhe operativë militantë.
"Deri më tani, trupat kanë eliminuar dhjetëra terroristë", thuhet në komunikatë.
Viktimat në Rripin e Gazës po rriten ndërsa Izraeli intensifikon ofensivën e tij. Të dielën, mjekët thanë se rreth 110 persona kishin vdekur gjatë natës dhe të dielën në mëngjes, ndërsa shumë të tjerë ishin plagosur.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu paradokohe deklaroi se fushata e intensifikuar synon të rrisë presionin mbi Hamasin dhe të sigurojë lirimin e pengjeve që ende mbahen.
Autoritetet izraelite kanë thënë se planet përfshijnë kapjen dhe mbajtjen e territorit, së bashku me zhvendosjen e civilëve nga pjesa veriore në atë jugore të Rripit. mb/
Foto: EPA