Aragçi: SHBA-ja duhet të zgjedhin nëse duan armëpushim ose vazhdim të luftës përmes Izraelit
- Kushtet e armëpushimit midis SHBA-së dhe Iranit janë shumë të qarta, dhe SHBA-ja duhet të zgjedhin nëse duan armëpushim apo jo, deklaroi shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:47, 9 prill, 2026
Tehera, 9 prill 2026 (MIA) - Kushtet e armëpushimit midis SHBA-së dhe Iranit janë shumë të qarta, dhe SHBA-ja duhet të zgjedhin nëse duan armëpushim apo jo, deklaroi shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi.
"Kushtet mes Iranit dhe SHBA-së janë të qarta. SHBA-ja duhet të zgjedhin, ose armëpushim, ose vazhdim të luftës përmes Izraelit. Nuk mund të kenë të dyja", shkroi sot Aragçi në profilin e tij në X.
Ai theksoi se e gjithë bota po sheh masakrat në Liban.
"Topi është në fushën e Amerikës, ndërsa bota po vëzhgon nëse do t’i mbajnë angazhimet e tyre", tha Aragçi.
Më herët, Irani shpalli një "fitore historike dhe shkatërruese" ndaj SHBA-së dhe Izraelit pas 40 ditësh luftë, duke thënë se Uashingtoni ishte i detyruar të pranonte propozimin iranian, i cili përfshinte armëpushim, heqjen e sanksioneve dhe tërheqjen e forcave luftarake amerikane nga rajoni.
Edhe pse ka armëpushim, forcat izraelite nisën sulme të ashpra mbi Libanin, duke goditur 100 objektiva brenda 10 minutave. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s