Në Alpet zvicerane janë evakuuar më shumë se 100 njerëz për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e dheut
- Autoritetet zvicerane kanë evakuuar sot rreth 100 persona nga shtëpitë e tyre në fshatin alpin Blaten, në luginën Lohshental në kantonin Vale, për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të dheut.
- Post By Melahat Baftija
- 17:48, 18 maj, 2025

Gjenevë, 18 maj 2025 (MIA) - Autoritetet zvicerane kanë evakuuar sot rreth 100 persona nga shtëpitë e tyre në fshatin alpin Blaten, në luginën Lohshental në kantonin Vale, për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të dheut.
Evakuimi ishte i qetë dhe i rregullt, tha zëdhënësi lokal.
"Të gjithë ishin në gjendje të gjenin akomodim privat tek të afërmit ose miqtë ose në hotele të tjera. Turistët e prekur u zhvendosën në hotelet aty pranë", shtoi ai.
"Ekziston një rrezik i lartë i rrëzimit të shkëmbinjve", tha zëdhënësi, duke iu referuar malit të afërt Klajne Neshorn dhe akullnajës Birç. Janë mbyllur përkohësisht edhe disa shtigje dhe rrugica malore.
Nuk është e qartë se kur banorët do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre, por me siguri jo para të martës. mb/
Foto: EPA