• e premte, 05 dhjetor 2025

Hamas:Të gjitha spitalet në veri të Rripit të Gazës janë jashtë funksionit

Hamas:Të gjitha spitalet në veri të Rripit të Gazës janë jashtë funksionit

Gaza, 18 maj 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë së Hamasit në Rripin e Gazës ka bërë të ditur sot se të gjitha spitalet në veri të enklavës palestineze janë jashtë funksionit.

"Pushtimi izraelit e ka intensifikuar rrethimin", theksohet në kumtesën e Ministrisë.

Sulmet po pengojnë mbërritjen e pacientëve dhe personelit mjekësor, si dhe dorëzimin e furnizimeve mjekësore, prandaj, siç raportohet, spitali indonezian, objekti kryesor mjekësor në veri të territorit të shkatërruar nga lufta, është detyruar të mbyllet.

Sipas të dhënave të reja, të paktën 103 persona janë vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës që nga mbrëmë, thanë burime spitalore. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR