• e shtunë, 24 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kalifornia e tejkaloi Japoninë dhe u bë ekonomia e katërt më e madhe në botë

Kalifornia e tejkaloi Japoninë dhe u bë ekonomia e katërt më e madhe në botë

Uashington, 24 prill 2025 (MIA) - Shteti federal amerikan Kalifornia është ngjitur në vendin e katërt në listën e renditjes globale sipas produktit të brendshëm bruto nominal (PBB) dhe e tejkaloi Japoninë, kumtoi administrata e guvernatorit Gevin Njusom. 

Sipas të dhënave të fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Byroja për analizë ekonomike të SHBA-së, PBB-ja e Kalifornisë ka arritur në 4,1 trilion dollarë, që është më shumë se 4,02 trilion dollarë të Japonisë. Me këtë, shteti federal amerikan u vendos menjëherë pas SHBA-së, Kinës dhe Gjermanisë.

Nga administrata theksojnë se rritja ekonomike e Kalifornisë po tejkalon tempon e tre ekonomive kryesore - vitin e kaluar, PBB-ja e shtetit amerikan u rrit për 6 përqind, kurse rritja mesatare në periudhën 2021-2024 ishte 7,5 për qind.

Megjithatë, Njusom paralajmëroi se ekonomia e shtetit është nën kërcënim nga, siç tha "politikat e pamatura tarifore të administratës aktuale federale", të cilat mund të rrezikojnë përparimin e mëtejshëm ekonomik të shtetit. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR