Ministri Durmishi realizoi takim me delegacionin norvegjez: Interesim i shtuar për investimet norvegjeze në Maqedoninë e Veriut
- Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot në hapësirat e Ministrisë mirëpriti delegacion të nivelit të lartë nga Mbretëria e Norvegjisë, të kryesuar nga ambasadorja Kristin Melsom, ambasadore e Norvegjisë në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, si dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe kompanive të njohura norvegjeze.
- Post By Lindita Sulejmani
- 17:06, 23 maj, 2025
Shkup, 23 maj 225 (MIA) - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot në hapësirat e Ministrisë mirëpriti delegacion të nivelit të lartë nga Mbretëria e Norvegjisë, të kryesuar nga ambasadorja Kristin Melsom, ambasadore e Norvegjisë në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, si dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe kompanive të njohura norvegjeze.
Siç informojnë nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në delegacionin morën pjesë edhe znj. Anita Krokan – këshilltare e lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë; Gudleik Nja – drejtor i përgjithshëm i “Lærdal Medical”; Peter Remoj – drejtor i përgjithshëm i "Remøy Invest"; Lars Mikelsen, Hugo Halvorsen dhe Rune Maele – investitorë dhe aksionarë në kompaninë “Avanto”. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të “Normak Investment Group” nga Norvegjia dhe Tetova: Besim Zeqiri, Aki Etemi, Arijan Etemi dhe Aleksandar Zharkov.
Në takimin u bisedua për mundësitë për zgjerimin e investimeve norvegjeze në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale Tetovë (ZZHTI Tetovë), e cila njihet nga qeveria norvegjeze si një nga projektet më të rëndësishme investuese në rajon

Ministri Durmishi theksoi se megjithëse marrëdhëniet politike dhe dypalëshe midis dy vendeve janë të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik nuk e ndjek[ ende intensitetin e njëjtë. Sipas të dhënave zyrtare, shkëmbimi i përgjithshëm tregtar totale midis Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë arrin në një mesatare prej rreth 8 milionë euro në vit – shifër që është relativisht e ulët në raport me potencialin real për bashkëpunim.
Ministri rikujtoi se në vitin 2021 është nënshkruar Marrëveshje për partneritet publiko-privat me kompaninë “Normak Investment Group SHA Tetovë”. Krahas investimeve ekzistuese, siç është ai i LEAR-it, janë paralajmëruar edhe dy investime të reja, duke përfshirë edhe investimin nga "Norsksolar", i cili tashmë ka marrë vendim për të investuar.
Ministri nënvizoi se Maqedonia e Veriut për momentin po tërheq më shumë investime norvegjeze sesa çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor – sukses ky, siç theksohet në kumtesën e ministrisë, konfirmon besimin dhe avantazhet konkurruese që i ofron shteti ynë. ls/
Foto: Ministria e Ekonomisë dhe Punës