Deri më 30 qershor janë siguruar sasitë e energjisë elektrike, do të punohet në vetëleximin e matësve dhe vendosjen e matësve të "mençur"
- Deri më 30 qershor janë siguruar sasitë e energjisë elektrike, ndërsa EVN Houm do të shpallë tender për periudhën e ardhshme dhe nëse çmimi i ofruar është i njëjtë ose afërsisht i njëjtë me atë aktual, nuk shoh asnjë arsye për ndonjë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike, tha sot Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski.
- Post By Lindita Sulejmani
- 16:11, 23 maj, 2025
Shkup, 23 maj 2025 (MIA) - Deri më 30 qershor janë siguruar sasitë e energjisë elektrike, ndërsa EVN Houm do të shpallë tender për periudhën e ardhshme dhe nëse çmimi i ofruar është i njëjtë ose afërsisht i njëjtë me atë aktual, nuk shoh asnjë arsye për ndonjë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike, tha sot Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski.
Bislimovski në konferencë për shtyp informoi se në periudhën e ardhshme, KRRE do të punojë në vendosjen e matësve të "mençur" për të regjistruar konsumin e energjisë elektrike vetëm në muajin aktual, si dhe në informimin sa më të mirë të konsumatorëve për vetëleximin e matësve. Ai gjithashtu beson se deri në fund të shtatorit - tetorit, do të prezantohet edhe një ueb platformë nga furnizuesi universal, të cilës çdo amvisëri dhe çdo përdorues do të jetë në gjendje t'i qaset, për të paraqitur drejtpërdrejt të dhënat e lexuara nga matësit e tyre.
Parashikohet, siç theksoi Bislimovski, që në çdo faturë të energjisë elektrike të shkruhet qartë nëse fatura bazohet në të dhëna të lexuara apo të parashikuara.
"Do të angazhojmë Elektrodistribuimi të blejë edhe më shumë matësa në mënyrë që brenda dy deri në tre vjetësh, midis 70 dhe 80 për qind e konsumatorëve në vend të kenë matësa me lexim në distancë. Ajo që pamë si një mundësi, në vend të 10 milionë eurove që EVN tha se do të shpenzoheshin për leximin e energjisë elektrike një herë në muaj, të përdoren për të blerë matësa të “mençur”, shtesë, përveç mjeteve të planifikuara për blerjen e matësave. Matësit e "mençur" do të lejojnë që statusi të regjistrohet vetëm për muajin aktual, të mos ketë periudha leximi, sa më shumë të jetë e mundur të reduktohet numri i matësve për të cilët duhet fizikisht të dalin në teren dhe kjo do të kontribuonte që të mos ketë pothuajse asnjë ndikim në çmim, sepse ato matës që do të blihen nga Elektrodistribuimi regjistrohen si mjete tyre bazë, ndërsa sipas metodologjisë sonë ato mjete bazë ne as nuk i njohim, por kthimi i kapitalit është vetëm 6,2 për qind. Në nivel vjetor, nga këto 10 milionë euro shtesë për blerjen e pajisjeve të reja matëse në çmimin përfundimtar do të ishte 0,1 për qind, pothuajse asgjë", theksoi Bislimovski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Sipas tij, që të rritet përqindja e leximit nga 83 - 85 për qind në 95 për qind, nevojitet një rritje e caktuar e shpenzimeve në distribuim në aspektin e sigurimit të njerëzve dhe pajisjeve për leximin mujor të matësve.
Lidhur me Ligjin e ri për Energjetikë dhe mundësinë që anëtarët e bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse të kompanive energjetike të mund të zgjidhen si anëtarë të KRRE-së, Bislimovski shprehu besim se nuk do të vihemi në një situatë ku ka tregti ndikimi. ls/
Foto: MIA