Trampi: Vladimir, NDALU!
- – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp në rrjetin “Truth soushëll” (Truth Social) i bëri thirrje presidentit rus që të ndalojë me sulmet ndaj Kievit.
- Post By Fitore Curri
- 15:24, 24 prill, 2025

Uashington, 24 prill 2025 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp në rrjetin “Truth soushëll” (Truth Social) i bëri thirrje presidentit rus që të ndalojë me sulmet ndaj Kievit.
“Nuk jam i kënaqur me sulmet ruse ndaj Kievit. Janë të panevojshme dhe janë në një moment shumë të keq. Vladimir, NDALU! Në javë vdesin nga 5.000 ushtarë. Ta përfundojmë marrëveshjen paqësore!”, shkroi Trampi në rrjetin e tij social.
Rusia sot në mëngjes e sulmoi Kievin me një numër të madh të dronëve dhe raketave. Sipas autoriteteve ukrainase Rusia ka gjuajtur 215 dronë dhe raketa, me çka humbën jetën nëntë persona, prej të cilëve gjashtë fëmijë, ndërsa 70 janë lënduar.
Për shkak të sulmit rus ndaj Kievit, presidenti ukrainas Volodomir Zelenski e ndërpreu vizitën në Afrikën e Jugut. Sipas tij sulmi i sotëm ajror është “padyshim një nga më të vështirët deri më tani”. fc/
Foto: Arkivi i EPA-s