Ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës prej sot e deri në fund të shtatorit pa kontrolle kufitare
- – Kontrollet kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës do të hiqen për qytetarët e tyre prej sot e deri më 30 shtator, sipas marrëveshjes mes të dyja vendeve.
- Post By Fitore Curri
- 16:33, 1 maj, 2025
Tiranë, 1 maj 2025 (MIA) – Kontrollet kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës do të hiqen për qytetarët e tyre prej sot e deri më 30 shtator, sipas marrëveshjes mes të dyja vendeve.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, qytetarët e të dyja vendeve e kalojnë kufirin nëpërmjet pikës kufitare Morinë – Vërmicë me procedurë të shpejtë gjithsej nëntë muaj të vitit.
Marrëveshja, e cila parasheh procedura më të thjeshta për kalim të kufirit për automobila me targa të Kosovës dhe të Shqipërisë dhe e cila ishte arritur në pranverën e vitit të kaluar, përsëri hyri në fuqi me qëllim që të sigurojë lëvizje më të shpejtë dhe të pakufizuar.
Kjo ishte arritur për shkak të numrit të madh të qytetarëve të Kosovës të cilët e vizitojnë Shqipërinë kryesisht që t’i kalojnë pushimet e verës atje.
Përveç se në periudhën prej 1 maj deri më 30 shtator, sipas marrëveshjes, kontrolli kufitar mes të dyja vendeve nuk do të zbatohet nga 1 nëntori deri më 28 shkurt. Në këtë periudhë të kalimit të lehtësuar të kufirit, nuk bëhen kontrolle të dokumenteve personale në kufijtë e të dyja vendeve.
Në bazë të marrëveshjes mes ministrive të të dyja vendeve, si edhe vitet e kaluara, nga muaji i ardhshëm, e deri më shtator, do të funksionojnë edhe patrulla të përbashkëta të komunikacionit. fc/