Sibiha: Marrëveshja për mineralet është pikë kthese në marrëdhëniet ukrainase-amerikane
- Shefi i diplomacisë ukrainase, Andrij Sibiha, sot deklaroi se marrëveshja për mineralet e rralla, që mbrëmë u nënshkrua me SHBA-në "do të thotë pikë kthese në partneritetin strategjik ukrainaso-amerikan, kahëzuar drejt përforcimit të ekonomisë dhe sigurisë ukrainase".
- Post By Arta Bunjaku
- 13:55, 1 maj, 2025
Kiev, 1 maj 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë ukrainase, Andrij Sibiha, sot deklaroi se marrëveshja për mineralet e rralla, që mbrëmë u nënshkrua me SHBA-në "do të thotë pikë kthese në partneritetin strategjik ukrainaso-amerikan, kahëzuar drejt përforcimit të ekonomisë dhe sigurisë ukrainase".
Gardian transmeton se Sibiha tashmë ka biseduar me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për agjendën e Ukrainës dhe BE-së për marrëveshjen për minerale.
"Biseduam për përpjekjet e kohëmëparshme diplomatike dhe hapat e ardhshëm për arritje të paqes së drejtë dhe të përhershme. Gjithashtu, këmbyem informata më të reja për përgatitjet për vizitën e ministrave të jashtëm të BE-së në Ukrainë më 9 maj. I jemi mirënjohës BE-së për solidaritetin e saj dhe mbështetjen e vazhdueshme", shkroi Sibiha.
SHBA-ja dhe Ukraina mbrëmë e nënshkruan marrëveshjen për qasjen amerikane drejt resurseve minerale të Ukrainës, lajmëroi Minsitria e Financave e SHBA-së.
Si-En-En transmetoi se SHBA-ja dhe Ukraina nënshkruan "marrëveshje për partneritet ekonomik" që do t'i japë Uashingtonit qasje drejt mineraleve të rralla të Kievit në këmbim të formimit të fondit investues në Ukrainë.
"Siç tha presidenti (amerikan Donalld Tramp), SHBA-ja është e përkushtuar në sigurimin e ndihmës për përfundimin e kësaj lufte brutale dhe të pakuptimtë (në Ukrainë)", deklaroi sekretari i Financave, Skot Besant.
Ai theksoi se marrëveshja e sinjalizon qartë Rusinë se administrata e Trampit është e përkushtuar në proces paqësor të prëqendruar në një Ukrainë të lirë, sovrane dhe prosperuese në afat të gjatë.
"Dhe të jetë e qartë - asnjë shtet apo person që e ka financuar apo furnizuar makinerinë ushtarake ruse nuk do të ketë të drejtë dobie nga rikonstruimi i Ukrainës", theksoi ai.
Ministrja ukrainase e Ekonomisë, Julia Sviridenko e nënshkroi marrëveshjen në Uashington në emër të qeverisë ukrainase.
Mes dispozitave të marrëveshjes është se "pronësia dhe kontrolli i plotë" mbeten në duar të Ukrainës, shhkroi ajo në rrjetin X.
"Të gjitha resurset në territorin tonë dhe në ujërat ndërkombëtare i takojnë Ukrainës. Shteti ukrainas është ai që cakton çka dhe ku të nxirret. Shtresat nëntokësore mbeten pronësi e Ukrainës - kjo është përcaktuar qartë me Marrëveshjen", deklaroi ajo.
Sipas personit të njoftuar me marrëveshjen, me këtë hap Kievi dëshiron ta prëforcojë mbështetjen e presidentit amerikan Donald Tramp në negociatat për ndërprerje të zjarrit me Rusinë, sipas "Bllumberg".
Marrëveshja do t'i japë SHBA-së qasje të privilegjuar drejt projekteve të reja investuese për zhvillim të resurseve natyrore të Ukrainës, përfshirë aluminin, grafitin, naftën dhe gazin natyror, kumtoi agjencia. ab/
Foto: МIА arkivi