• e premte, 05 dhjetor 2025

Aeroporti në Tiranë vazhdon të thyejë rekorde, në tremujorin e parë janë regjistruar rreth 2,1 milionë udhëtarë

Aeroporti në Tiranë vazhdon të thyejë rekorde, në tremujorin e parë janë regjistruar rreth 2,1 milionë udhëtarë

Tiranë, 1 maj 2025 (MIA) – Aeroporti Ndërkombëtar në Tiranë vazhdon me trendin e rritjes së numrit të udhëtarëve, të cilët i shfrytëzojnë shërbimet e tij, por edhe të transportit të mallrave. 

Këtë e vërtetojnë të dhënat e Institutit Shtetëror të Statistikave (INSTAT), sipas të cilave në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 2.083.050 udhëtarë, përkundër mbi 1,9 milionë udhëtarë ose 9,1 për qind më shumë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. 

Përveç qytetarëve shqiptarë, shërbimet e aeroportit, në masë të madhe, i shfrytëzojnë edhe qytetarët maqedonas, kosovarë dhe malazezë. 

Të dhënat zyrtare statistikore tregojnë se vëllimi i mallrave të transportuara me aeroplan është rritur gjithashtu gjatë kësaj periudhe.

Vëllimi i mallrave, duke përfshirë postën hyrëse dhe dalëse, nëpërmjet transportit ajror është 550,5 tonë, nga të cilat 74,5% janë mallra hyrëse dhe 25,5% janë mallra dalëse.

Vëllimi i përgjithshëm i mallrave për tremujorin e parë të vitit 2025 është rritur për 10,2%, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2024. Në këtë periudhë në transportin ajror kanë vepruar 19 kompani ajrore, prej të cilave 18 të huaja dhe një shqiptare. 

Sipas INSTAT, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 65.146 aeroplanë. fc/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR