• e enjte, 26 mars 2026

Sipas vlerësimeve izraelite, Irani ende disponon me rreth një mijë predha balistike

Sipas vlerësimeve izraelite, Irani ende disponon  me rreth një mijë predha balistike

Tel-Aviv, 24 mars 2026 (MIA) - Qendra izraelite analitike "Alma" vlerëson se Irani ende disponon me rreth një mijë predha balistike.

Sipas vlerësimeve të Qendrës, Irani e ka filluar luftën me rreth 2.500 predha balistike, që mund të lansohen nga automjete ose nën silose nëntokësore.

Pas përfundimit të luftës 12 ditore në qershor të vitit të kaluar në arsenalin e Iranit kanë mbetur rreth 1.500 predha.

Në tetë muajt nga atëherë Irani ka arritur të prodhojë rreth tre mijë predha, që sugjeron se Teherani ka kapacitete që t'i ripërtërijë shpejt rezervat e veta. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR