• e mërkurë, 15 prill 2026

Norvegjia dhe Islanda i bashkohen Sistemit evropian për shkëmbim të të dhënave satelitore

Norvegjia dhe Islanda i bashkohen Sistemit evropian për shkëmbim të të dhënave satelitore

 Bruksel, 26 mars 2026 (MIA) - Norvegjia dhe Islanda nga sot janë pjesë e sistemit të BE-së për shkëmbimin e shpejtë të të dhënave të ndjeshme nëpërmjet lidhjes satelitore.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve të mbajtura në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, komisari evropian për Mbrojtje Andrus Kubilius theksoi se ky është një hap drejt forcimit të sigurisë evropiane.

 "Lidhje të tilla satelitore janë thelbësore për mbrojtjen dhe inteligjencën, veçanërisht për shkak të aktiviteteve ruse", tha Kubilius.

 Ai shtoi se hapësira po bëhet pjesë e doktrinës ushtarake moderne, ndërsa lufta në Ukrainë ka treguar rëndësinë e shërbimeve si ato të siguruara nga "Starlink". Sipas tij, sistemi i ri evropian për shkëmbimin e të dhënave satelitore do të jetë më i mirë dhe më efikas.

Në pyetjen  për shërbimet e "Starlink"-ut në Ukrainë, Kubilius shprehu shpresë se ato nuk do të ndërpriten. Nëse kjo ndodh, ai tregoi se BE mund t'i ndihmojë ukrainasit përmes zgjidhjeve të tjera.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR