Supertankeri iranian thyen bllokadën amerikane dhe hyn në ujërat e vendit
- Një supertanker iranian që transportonte naftë të papërpunuar ka mbërritur në ujërat iraniane pasi ka kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit, pavarësisht kërcënimeve amerikane për bllokadë detare, njoftuan mediat iraniane, ndërsa deri më tani nuk ka pasur asnjë koment zyrtar nga Uashingtoni.
- Post By Sara Ademi
- 14:22, 15 prill, 2026
Teheran, 15 prill 2026 (MIA) - Një supertanker iranian që transportonte naftë të papërpunuar ka mbërritur në ujërat iraniane pasi ka kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit, pavarësisht kërcënimeve amerikane për bllokadë detare, njoftuan mediat iraniane, ndërsa deri më tani nuk ka pasur asnjë koment zyrtar nga Uashingtoni.
Agjencia iraniane e lajmeve Fars raportoi se cisterna e madhe, e cila thuhet se është e aftë të transportojë rreth dy milionë fuçi naftë të papërpunuar, kishte hyrë në ujërat iraniane pasi kishte kaluar nëpër ujërat ndërkombëtare dhe Ngushticën e Hormuzit.
Sipas të njëjtit burim, anija lundroi me një sistem gjurmimi të ndezur dhe "pa asnjë fshehje". Autoritetet amerikane nuk kanë komentuar ende mbi këto akuza.
Komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së tha dje se forcat amerikane kanë "ndërprerë plotësisht" tregtinë detare që hyn dhe del nga Irani.
Kjo deklaratë erdhi pasi CENTKOM filloi një bllokadë të trafikut detar që hynte dhe dilte nga portet iraniane të hënën.
Komanda amerikane, përgjegjëse për operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme, tha se bllokada "po zbatohet në mënyrë të paanshme kundër anijeve nga të gjitha vendet" që hyjnë ose dalin nga portet iraniane në Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit.
Bllokada u vendos pas bisedimeve të rralla të drejtpërdrejta midis SHBA-së dhe Iranit të mbajtura gjatë fundjavës në Pakistan që synonin t'i jepnin fund luftës që filloi më 28 shkurt, por negociatat nuk sollën marrëveshje. sa/
foto: arkivi