• e diel, 10 maj 2026

Sibiha: zelenski është i gatshëm për t'u takuar me Putinin

Sibiha: zelenski është i gatshëm për t'u takuar me Putinin

Kiev, 18 prill 2026 (MIA) - Shefi i diplomacisë ukrainase, Andrij Sibiha, sot deklaroi se presidenti Volodimir Zelenski është i gatshëm të tkaohet me presidentin rus, Vlladimir Putin, por pala ruse po e shmangë një takim të tillë.

"Zelenski është i gatshëm të tkaohet me Putinin. Pyetja është përse po fshihet", tha Sibiha në margjina të Forumit diplomatik në Antali, kumtoi RBK Ukraina.

Përfaqësuesit ukrainas paraprakisht deklaruan se Kievi është i gatshëm për takim mes Zelenskit dhe Putinit në Turqi, me pjesëmarrje të presidentit amerikan, Donald Tramp, dhe presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Zelenski paraprakisht deklaroi se gjatë raundit të ardhshëm të negociatave duhet të dakordohet takim në nivel liderësh, sepse, sipas tij, vendimet kyçe për çështjet territoriale mund të sillen mu në atë format. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR